TV Ora - Opozita paralajmëron surpriza "1 milion dollarëshe" për të enjten
  • 5 years ago
#tvora #intervista
Opozita është hermetike kur bëhet fjalë për të enjten e seancës plenare por sipas të gjitha gjasave do të ketë protestë.

I ftuar në studion e RTV Ora, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, paralajmëroi:

Gjata: Do të keni surpriza të tipit pyetje që vlejnë "1 milion dollarë".

Për Gjatën, djegia e mandateve nga opozita bëri ndryshimin mes saj dhe mazhorancës.

Gjata: Më nuk jemi njësoj, nuk bën vaki. Pas 16 shkurtit u dorëzuan mandatet. Pati dhe tre protesta të tjera dhe erdhëm te protesta e djeshme. Në mënyrë simbolike u rrethua dhe kryeministria dhe parlamenti, ishte simbolika që këto dy institucione kanë rënë. Erdhi një dhunë nga policia me gaz lotsjellës, nuk ishte e nevojshme. Nuk mund të vazhdohet më me këtë regjim. Protesta e 16 marsit ishte shumë më e madhe se 16 shkurtit.

Duke komentuar mbylljen e protestës së 16 shkurtit pas vetëm 4 orë tubim, Gjata tha: "Nuk ka leje por njoftim që do bëhet protesta. Duhet të shmangim një përplasje dhe dhunë. Pati një dhunë jo proporcionale nga ana e policisë. Nuk synojmë të hyjmë në parlament dhe as kryeministri, nuk kemi ç'i bëjmë muret".

Për më shumë lexoni këtu: http://oranews.tv/article/opozita-paralajmeron-surpriza-1-milion-dollareshe-te-enjten-gjata-nuk-dergojme-komisionere-zgjedhje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended