Ora News- Rritet borxhi publik, 170 milion hua nga FMN dhe 650 milion nga Eurobondi
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Të tjera para do ti shtohen borxhit publik të Shqipërisë. Qeveria ka vendosur të marrë borxh 174 milion euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, me interes 4.05%, për të mbuluar nevojat e shtuara financiare, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Arben Malaj: Është kredi, nuk është grant. Nuk hyn në kreditë e buta, interesi është 4%. Do të ketë një kohë të shkurtër për ta kthyer.

Propozimi për ndryshimin e marrëveshjes nga këshillues në detyrues me FMN, cilësohet pozitiv nga ekspertët, por pa lënë mënjanë skepticizmin.

Arben Malaj: Duhet vlerësuar se kjo është marrëveshje dypalëshe për të ndryshuar statusin në kushtet kur kemi një rritje të madhe të borxhit, në kushtet kur jemi të paqartë se kur do të fillojë të gjallërohet ekonomia shqiptare.

Fatos Çoçoli: Fakti që do të jemi në recesion të fortë këtë vit, do të kemi shumë vështirësi me procesin e rindërtimit pavarësisht të gjitha atyre fondeve që u angazhuan me 17 shkurt në Bruksel por nuk dihet se kur do të vinë.

Nga ana tjetër, qeveria parashikon të dalë sërish në tregjet financiare përmes eurobondeve me vlerën e 650 milion eurove, një pjesë e të cilave do të shkojnë për shlyerjen e borxhet e prapambetura.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rritet-borxhi-publik-170-milion-hua-nga-fmn-dhe-650-milion-nga-eurobondi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended