RTV Ora - Kryeministri kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim nga Jorida Tabaku
  • 5 years ago
#rtvora

Gjykata e Tiranës vijon shqyrtimin e padive të kryeministrit Edi Rama ndaj ish-deputetëve të PD-së dhe LSI-së pas deklaratave të bëra në në adresë të tij. Në gjykatë deri tani numërohen të jenë depozituar 15 padi, ku kreu i qeverisë kërkon si dëmshpërblim nga 1 milion lekë.

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën përgatitore të padisë për shpifje që kryeministri Rama ka bërë ndaj ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Asnjë nga palët nuk ishte i pranishëm në sallë, ku gjyqtare ishte Manjola Bejleri, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.

Avokati i deputetes demokrate tha se paraqitën një material voluminoz, ku vërtetonin se të gjitha deklarimet në adresë të Kryeministrit qëndrojnë.

Avokati: Pala e paditur, zonja Tabaku ka depozituar 63 fashikuj me prova dhe grupprova për të vërtetuar se të gjitha deklarimet e saj qëndrojnë dhe janë të bazuara në fakte.

Padia ndaj Tabakut u depozitua pak javë më parë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me deklaratat e saj përgjatë një viti si në Komisione dhe në seancat parlamentare ne adresë të Edi Ramës.

Shumë prej tyre lidhen dhe me periudhën e miratimit të ligjit të lojërave të fatit, ku ajo ka akuzuar për lidhje kriminale.

Rama kërkon si dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar shumën prej 1 milion lekë, si dhe detyrimin që në faqen e saj në facebook të publikohet një përgenjështrim.

Aktualisht në Gjykatën e Tiranës, Kryeministri ka depozituar rreth 15 padi ndaj eksponentëve të Partisë Demokratike pas deklaratave të bëra prej tyre ne adresë të Kryeministrit.

Të paditur prej Ramës janë ish-kryeministri Berisha, ndaj të cilit ka dy padi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj të cilit ka tre padi, Arben Imami, Albana Vokshi, por i paditur është dhe ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/padia-e-rames-tabaku-sot-pra-gjykates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended