Covid-19/ Lejoi bërjen e festës së maturës, gjobitet me 1 milion lekë një lokal në Berat

  • 4 years ago
BERAT- Një lokal në Berat është gjobitur me 1 milion lekë për shkak se ka lejuar të kryhet një festë mature në kundërshtim me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19.


Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie.

Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në lokale për të respektimin e protokolleve të sigurisë

Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Gjithashtu kontrollet kanë vijuar dhe në biznese e lokale të qarkut të Beratit dhe si rezultat u konstatua se në një lokal, në mbrëmje, ishte organizuar një festë mature, duke shkelur protokollet e sigurisë dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e mbrëmjeve të maturës. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie.

Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Beratit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berat#Policia#TopChannel

Recommended