Maturantët përgatiten për provimin e maturës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E premtja shënon ditën e fundit te tre javëve konsultime për provimet e maturës shtetërore, në të gjithë vendin.Nxënësit e disa gjimnazeve në kryeqytet thonë se koha në dispozicion ishte e domosdoshme për të shtuar njohuritë.Ndihem i pergatitur, kemi bere vete perseritje ne shtepi plus edhe keto konsultimet na kane ndihmuar shume, qe te dalim mire. Po, kemi perseritur keto dy jave, plus edhe online kemi bere perseritje te vazhdueshme.Ndihem mjaft i pergatitur, kemi perseritur keto tre javePërsa i përket ndryshimeve në përmbajtjen e testit, nxënësit e vlerësojnë si pozitive heqjen nga provimi të temave që u zhvilluan në distancë.Kjo eshte nje gje shume e mire sepse siç dihet mesimi online nuk eshte i njejte me mesimin qe behet ne klase. Te njejten perqindje qe mund te marresh ne klase, nuk mund ta marresh ne mesimin online.sink Pjesen qe e kemi bere online nuk e kemi, keshtu qe eshte gje e mire se disa mesime nuk i kuptuam, pjesen tjeter i kemi bere perseritje ne shkolle, prandaj besoj jemi goxha te pergatitur. Persa i perket alternativave, psh ne gjuhen shqipe dhe letersi eshte pak e veshtire sepse alternativat duhet te jene te njejta. Kemi bere disa shembuj te provimeve me alternativa dhe besoj se do ja dalim mire.Ndërsa maturantët në gjimnazet e Durrësit, janë të kënaqur me vendimin për heqjen e esesë nga provimi i letërsisë dhe ai i gjuhës së huaj.Disa prej maturantëve në Vlorë ngrenë shqetësimin se shkurtimi i kohës së provimit, do të jetë penalizuese për ta.Ndërsa maturantët në qytetin e Korçës thonë se pyetjet me alternativa mund të çojnë në një vlerësim të gabuar të njohurive të nxënësve.E hëna që vjen pritet të testojë njohuritë e maturantëve në provimin e parë, atë të gjuhës së huaj.

Recommended