Pikepyejtet e matures shteterore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ndryshon struktura e provimeve të maturës shtetërore për këtë vit shkollor. Të gjitha pyetjet do të jenë me alternativa, ndërsa eseja në lëndën e letërsisë dhe gjuhës së huaj do të hiqet. Sipas ekspertëve ky vendim i Ministrisë së Arsimit është I gabuar, sepse çon në auditorë edhe studentë të nivelit të dobët.
NDRICIM MEHMETI
EKSPERT ARSIMI
Ky ndryshim do të sjellë penalizim të maturantëve të mirë, të cilët nuk kanë mundësi të tregojnë formimin e tyre ndër vite në pyetjet me shtjellim dhe në ese.
FATMIR VEJSIU
EKSPERT ARSIMIE
kspertët shprehen se Ministria nuk është konsultuar me grupet e interesit.Maturantët kanë zhvilluar mësimin online nga shtëpia për shkak të pandemisë së kornavirusit, por ndërkohë kërkesa e tyre për rikthimin dyjavor në shkollë për të zhvilluar konsultime u plotësua.Provimi i maturës shtetërore do të zgjasë 2 orë e do të zhvillohet nga datat 8 deri në 18 qershor.

Recommended