Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, angazhohen 550 punonjës policie
  • 4 years ago
550 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore 2020.


Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare ?Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërisë?, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2020, Policia e Shtetit mori një sërë masash.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ?Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2020?, strukturat e Policisë morën në ruajtje disa objekte, morën masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e procesit, përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Nga Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit ?Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2020?, u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 9 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit ishin të angazhuar 18 punonjës police dhe 9 automjete të Policisë.

Gjatë natës, deri në orën 08:00, 50 punonjës policie siguruan ambientet ku u vendosën materialet për zhvillimin e provimit të Maturës Shtetërore.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit planifikoi me shërbim rreth 550 punonjës police dhe 50 automjete policie.

Nga të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, u morën të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë, me shërbime policore, gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku u zhvillua provimi.
Drejtoria e Rendit Publik monitori shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimti të provimit.

Aktualisht po grumbullohen materialet nga shkollat në Zyrat Vendore Arsimore për t?u shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në drejtim të QSHA Tiranë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: htt...
Recommended