BKH po zgjedh hetuesit/Kanë aplikuar 165 punonjës policie për t’u bërë pjesë e strukturës së veçantë

  • 3 years ago
165 agjentë krimesh dhe oficerë në Policinë e Shtetit, por edhe ish-oficerë të policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë aplikuar deri më tani për të qenë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit .


Kjo e dhënë u deklarua nga burime jo zyrtare të Top Channel, tre ditë përpara se te mbyllet afati i publikuar edhe në website-n e BKH-së. E kontaktuar në telefon nga Top Channel , drejtoresha e BKH-së, Zonja Aida Hajnaj përsëriti mesazhin e saj, duke ftuar çdokënd që plotëson kriteret, që të aplikoje deri në datën 29 shtator, që është limiti i fundit i garës nga ku do të zgjidhen betuesit e byrosë.

Hajnaj theksoi për Top Channel se BKH është në kërkim për më të mirët dhe ndaj fton këdo që demonstron profesionalizëm, integritet dhe lidership të plotësojë formularin on line. 60 hetuesit e BKH-së konsiderohen si krahu i djathtë i SPAK-ut; ata do të kapërcejnë të njëjtat prova që kalon përpara përzgjedhjes edhe një agjent i FBI-së.

Përpara se te nisë kërkimin e të korruptuarve dhe të krimit të organizuar, agjenti i BKH-së do t?i nënshtrohet kontrollit të vettingut, makinës së të vërtetës dhe testit psikologjik dhe kur mbasi të certifikohen si të duhurit, ata do të trajnohen nga amerikanët që janë mbështetesit kryesorë të agjencisë BKH.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BKH#Policia#TopChannel

Recommended