Ora News - "FBI-ja shqiptare", ja disa prej emrave që kanë aplikuar për kreun e BKH
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Zbardhen disa prej emrave që kanë aplikuar për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime brenda Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë se kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtëquajturën FBI-në shqiptare emra të rëndësishëm të policisë.

Në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës. Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.

Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA. Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve '90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm. Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fbi-ja-shqiptare-ja-disa-prej-emrave-qe-kane-aplikuar-kreun-e-bkh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended