Një grua në krye të “FBI shqiptare”/ Aida Hajnaj e përzgjedhura e SPAK për të drejtuar BKH

  • 4 years ago
Byroja Kombëtare e Hetimit sipas rekomandimit të SPAK do të drejtohet nga një grua.


Komisioni përzgjodhi Aida Veizajn si kandidaten më të kualifikuar për të drejtuar BKH-në për një mandate pesë vjeçar, e konsideruar ndryshe si FBI-ja shqiptare, ndërsa tre kandidatët e tjerë u skualifikuan.

Sipas procedurës, emri i Aida Veizaj Hajnaht do t?i shkojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për firmën përfundimtare.
Emri i drejtueses së BKH-së të rekomanduar nga SPAK, do të duhet që të marrë në shumicë të thjeshtë votash në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pra nga 9 vota që KLP ka aktualisht, Aida Veizaj, duhet të marrë 5 vota, në të kundërt procesi do të duhet të nis nga e para.

Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kaloi nëpërmjet një procesi ku për herë të parë u përdor makina e së vërtetës, gara fizike dhe mendore; të gjitha këto të monitoruara nga partnerët europianë dhe amerikanë.

Lidhur me rekomandimin e Aida Veziajt Hajnajt, reagoi edhe ambasadorja:

?Një tjetër hap përpara në rrugën e reformës në drejtësi, në një kohë që Komisioni përzgjedhës për kreun e BKH-së, i dërgon KLP-së emrin e Aida Hajnat për aprovim. Hapi tjetër, trajnimi i tyre me FBI-në dhe me më të mirët ligjzbatues amerikanë. Gur mbi gur bëhet mur!?.

Aida Veizaj Hajnaj, aktualisht është në pozicionin e Zv. Drejtoreshës së përgjithshme të policisë së shtetit.
Ajo ka mbajtur detyra të rëndësishme në këtë strukturë, si shefe e Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Më pas në 2016 u emërua si Drejtore e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, detyrë qe e mbajti 2 vjet.
Daljet e saj televizive janë te rralla. Një vit me pare në emisionin ?Wake Up? në Top Channel, Ajo foli për përfshirjen në radhët e policisë:

?Kam mbaruar studimet për juridik. U emërova në strukturat hetimore të asaj kohë, për tu bërë më pas pjesë e policisë së shtetit?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FBI#AidaHajnaj#TopChannel

Recommended