Top News - Aida Hajna në krye të BKH/ SPAK përzgjedh numrin 2 të policisë

  • 4 years ago
Tashmë është zyrtare, numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Veiyaj Hajnaj do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, të ashtëquajturën ?FBI-ja shqiptare?. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të çojë për emërin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e Aida Hajnaj. Ashtu siç Top Channel e kishte konfirmuar ekskluzivisht disa ditë më parë Hajnaj ishte e para në renditjen paraprake.
Kandidatët e tjerë ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës dhe gara të tjera fizike dhe mendore, proces ky që u monitorua nga ndërkombëtarët.
BKH është një institucion, i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. BKH do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI.
Aida Hajnaj ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit ku vitet e fundit ka qenë në poste drejtuese si Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin dhe së fundmi Zëvendësdrejtor I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AidaHajna#BKH#TopChannel

Recommended