Ora News - Kush do të jetë në krye të SPAK? Ja sa vota i duhen prokurorit fitues
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vijuar këtë të mërkurë intervistimin e kandidatëve për kreun e SPAK.

I pari që doli para KLP-së, ishte prokurori Altin Dumani, i cili paraqiti në mënyrë të përmbledhur platformën e tij për drejtimin e këtij institucioni.

Dumani e vuri theksin te bashkëpunimi në grup mes prokurorëve të SPAK, duke mos përjashtuar dhe veten nga hetimi.

Dumani: Hapi i parë është kujdesi i shtuar ndaj dosjeve që do të transferohen në Prokurorinë e Posaçme për të qenë të kujdesshëm që procedimet penale të studiohen mirë nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme me qëllim që të shmangen raste që mund të çojnë drejt shuarjes së masave të sigurimit.

Si pikë të fortë të tij ai renditi faktin e eksperiencës 20-vjeçare në hetime dhe drejtime të strukturave të posaçme antikorrupsion.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kush-do-te-jete-ne-krye-te-spak-ja-sa-vota-i-duhen-prokurorit-fitues

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended