Report TV -Dalin emrat e dekanëve fitues të fakulteteve në Universitetin 'Fan S. Noli' në Korçë
  • 4 years ago
Universiteti Fan S. Noli në Korçë ka nxjerrë emrat e dekanëve fituesë për 3 fakultete. Në Fakultetin e Ekonomisë është zgjedhur dekane Ledina Alolli, në Fakulteti e Mësuesisë dekane është zgjedhur Jonela Spaho dhe në Fakultetin e Bujqësisë Gjergji Mero. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave. Zgjedhjet për dekan në ketë fakultet,sipas rregullit do te zhvillohen serish pas 2 javësh.

Ditën e djeshme që prej orës 8:00 të mëngjesit në Universitetin Fan Noli në Korçë, ka filluar procesi i votimit në bazë të të cilit do të zgjidhen organet drejtuese në këtë vend. Qendrat e votimit ishin hapur në 4 fakultete dhe votimi po vijon normalisht duke zbatuar protokollin e sigurisë.
Recommended