Pa fitues zgjedhjet ne Izrael

  • 5 years ago
Asnjë zgjidhje për krizën politike në Izrael nuk kanë prodhuar zgjedhjet parlamentare të së martës, të dytat brenda këtij viti.
Konservatorët e Likudit të Kryeministrit Benjamin Netanyahu mori të njejtin numër deputetësh me rivalët e drejtpërdrejtë, liberalëve të aleancës bardhë e blu Benny Gantz. Të dy partitë pësuan rënie me nga 3 deputetë në krahasim me zgjedhjet e Prillit, që po ashtu nuk sollën një shumicë solide për të qeverisur.
Gjithçka është në duart e partisë nacionaliste të izraelitëve rusishtfolës, Jisrail Benietu. 12 deputetët e tyre do të jenë përcaktues për shumicën e re qeverisëse në Parlamentin me 120 deputetë.
Analistët thonë se Benjamin Netanyahut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të heqë dorë nga këmbëngulja për t?u bërë Kryeministër, që çoi në dështimin e negociatave mes partive pas zgjedhjeve të Prillit. Po ashtu, ata shohin një rënie të mbështetjes popullore për të, si ndëshkim për skandalet korruptive për të cilat po hetohet por edhe për qëndrimin agresiv në kolonizimin e territoreve palestineze.

Recommended