Bixhozi, Braçe: Përgjegjësi shtetërore për ato që mbeten - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Te enjten parlamenti do te votoje ndryshimet ne ligjin per lojërat e fatit qe ne 1 janarin e 2019 do te sjelle mbylljen e plote te tyre?Atëherë mbyllen kazinotë elektronike, të gjitha që sot I keni ne çdo ambient të qytetit, ishte në ligj që në datën 31 dhjetor nuk do të ushtrojnë aktivitet përveçse në hotelet me 5 yje, por brand ndërkombëtar. Mbyllen bastet që janë fizikisht nëpër pika bastesh e të tjera me radhë, të gjitha pa përjashtim. Janë të paligjshme që nga data 1 janar e tutje. Kjo veprimtari e basteve nuk do të lejohet kurrkund, as në hotele me 5 yje as në hotele me 7 yje po të doni. Do të mbyllen lojërat elektronike në distancë, ato që janë kazino që luhen të tilla, por edhe bastet online.?Vitin e ardhshëm do te funksionojnë vetëm kazinoja e Tiranës e cila ka per shkak te kontratës do te qendroje edhe dy vite, lotaria kombëtare dhe bingoja televizive. Por Brace ka theksuar se pertej këtyre 3 kontratave nuk do te kete monopol te oligarkëve, duke u kthyer përgjigje te gjitha akuzave qe jane artikuluar javet e fundit?Nuk ka monopol të oligarkëve, nuk ka monopol të oligarkëve dhe bëhet fjalë vetëm për përgjegjësi shtetërore në aktivitetin e lojërave të fatit.?24 ore para seancës jane depozituar dy amendamente, nje nga deputeti Bushati i cili përcakton se hotelet me 5 yje ku do te vendosen kazinotë do te jene brand nderkombetar. Amendamenti tjeter eshte propozuar nga Erjon Brace, amendament qe sanksionon rritjen e barrës tatimore për kazinotë ne hotelet me 5 yje.?Dua ta theksoj 30% dhe është e sheshtë në propozimin tim dhe është jashtë natyrës sime po e përsëris sepse po të shikosh modelet fiskale të këtyre vendeve që përmenda janë të natyrës progresive, ka normë tatimore që shkon deri në 80%.?Brace ka nje përgjigje edhe per te gjithë skeptiket se masat drastike do te zbatohen realisht.?Unë nuk vë bast ndonjëherë qoftë për pasionet e mia qoftë për detyrat e mia, por nëqoftëse ka një bast të thjeshtë për nesër e në vijim është basti që këto lojëra fati do të mbyllen.?
Recommended