KLGJ përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për ti hapur rrugë emërimeve në Gjykatën Lartë ndër të tjera Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar rregulloren, e cila përcakton me hollësi kriteret që duhet të plotësoje një anëtar i cili do të garojë për anëtar të kësaj gjykate.Vendimi për miratimin e rregullores është marrë pasi Gjykata e Lartë u fut në kolaps të plotë, me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Edmond Islamajt.Një nga kriteret e miratuara është se çdo gjyqtar që do të garojë duhet të ketë kaluar me sukses procesin e Vettingut si dhe të mos ketë pasur asnjë problem të mëparshëm sa i takon pastërtisë së figurës.Aktualisht Gjykata e Lartë është vetëm me dy anëtarë, kryetarin e saj Xhezair Zaganjori dhe anëtarin Ardian Dvorani.Minimumi i plotësimit të një trupe gjykuese është me 3 gjyqtarë, çka ka bërë që në këtë gjykatë te mbeten pa u shqyrtuar rreth 31 mijë dosje.
Recommended