Mjekët protestojnë për pagën dhe kushtet në punë/ Rama i fton në zyrë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të enjten mjekët e QSUT kanë palajmëruar një protestë. Ata pritet të tubojnë për të kërkuar rritje page, si edhe kushte më të mira në punë që parandalojnë infeksionin nga koronavirusi. Gjithashtu, stafi mjekësor kërkon që të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personëlit që humbin jetën nga virusi. Kërkesa e katërt e tyre është që të bëhet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor, me qëllim që familjarët e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme.Pas lajmit për protestën, kryeministri Edi Rama i ka ftuar në zyrë mjekët. Pritet që ata të diskutojnë për kërkesat e mjekëve.
Recommended