Maturantet kthehen ne shkolle - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e hënë, maturantët do të rikthehen në bangat e shkollës deri më datën 5 qershor. Gjimnazet në të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës e distancimin fizik. Në veriun e vendit 80 shkollat te mesme kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar mbaëvajtjen e procesit mësimor. Por një pjesë e nxënësve nuk sigurojnë dot infrastrtukturën për t?u kthyer në shkollë.BARDHOK PULAJDREJTORI I DREJTORISE RAJONALE TE ARSIMIT Me një lëvizje të përcaktuar nga sinjalistikat tokësore dhe me një numër të reduktuar nëpër klasa, maturantët do të zhvillojnë orët e konsultimeve. Edhe në Elbasan nga 1600 maturantë, 202 prej tyre nuk do të marrin pjesë për shkak të mungesës të transportit urban.ANILA ÇOTA DREJTORESHE E Z.V.A ELBASANNdërkohë janë dezinfektuar edhe ambientet e gjimnazeve në qytetin e Korçës dhe janë siguruar higjenizuesit e nevojshëm që do të përdorë çdo maturant.KRISTAQ GRABOCKADREJTOR I DRAP KORÇEPo ashtu në qytetet bregdetare si Vlora dhe Durrësi, maturantët do të rikthehen në shkolla nën masat e rrepta të sigurisë.

Recommended