Arbenët kthehen në shtëpi, gjykata liron ish deputetët e PS - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka e Arben Çuko qënë qelitë e burgut.Gjykata e Apelit për krimet e rënda vendosi tiu ndryshojë masën nga arrest me burg në arrest shtëpie.Po në arrest shtëpie, Apeli la edhe 4 persona të tjerë, Elis Gurin, Zef Lazrin, Paulin Simonin dhe Ardit Gjyriqin.Gjykata e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke lënë në qeli anëtarët e fisit Avdylaj nga Shijaku.Ndërkohë, Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën e sigurisë edhe për 4 personat e tjerë, Lule Zenelin, Zef Palokën, Vasil Nikën dhe Gent Zenelin.Dy ditë më parë, të arrestuarit dolën para gjykatës, duke kërkuar përmes avokatëve, ndryshimin e masës së sigurisë.Ata pretenduan pafajësi, ndërsa thanë se prokuroria nuk kishte prova për të mbështeturt akuzat e saj.Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, njëri prej të arrestuarve, Astrit Avdylaj pranoi komunikimet me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.Në kuadër të operacionit ?Volvo 4? policia arrestoi 34 persona, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut te drogës. kurse emrat e dy ish deputetëve dolën në skenë gjatë përgjimeve të grupit Avdylaj.
Recommended