Testi i maturës, ekspertët kundër: Maturantët u testuan për atë që nuk dinë, jo për njohuritë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Testi i Gjuhës Shqipe nuk është kundërshtuar vetëm nga maturatët, të cilët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit prej dy ditësh, por edhe nga ekspertë të fushës. Disa prej tyre shprehen se me rëndësi është të rivlerësohet testi, pasi maturantët u vlerësuan për atë që nuk dinin dhe jo për atë që dinin.

Testi i maturës i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë për disa ekspertë të fushës konsiderohet i vështirë dhe i paqartë.

Për shefen e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Lili Sula, provimi i Gjuhës Shqipe testoi atë se çfarë nuk dinin maturantët.

"Testi është hartuar për të vlerësuar sa nuk dinë. Të gjithë metodistët hartojnë teste të një niveli mesatar, mbimesatar por jo një test grackë ku nxënësi vendoset në mes të grackës."

Sula gjithashtu thotë se shumë pyetje të kësaj teze kishin më shumë se 1 përgjigje të saktë.

"Kam informacione të sakta për pyetje të deformuara që unë nuk di ti bëj. Alternativa përgjigjesh që mund të jenë dy apo tre alternativa të sakta."

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/testi-i-matures-ekspertet-kunder-maturantet-u-testuan-ate-qe-nuk-dine-jo-njohurite

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended