Fustanet dhe kostumet që mbetën në dollap, maturantët: Mbrëmja e maturës do mbetet peng

  • 4 years ago
TIRANË- ?Maturantët do duhet të gjejnë forma të tjera për të festuar përmbylljen e tre viteve shkollë. Koronavirusi ka anuluar një nga festat më simbol të tyre, atë të mbrëmjes së maturës?.

Elia studion në gjimnazin Qemal Stafa. Ajo ka përgatitur gjithçka për të festuar denjësisht përmbylljen kësaj etape në shkollë. Ajo na tregon se si e priti lajmin për anulimin e mbrëmjes së maturës.

?Që ditën e parë që unë dhe shokët e mi kemi shkelur në këtë shkollë, ideja ka qenë festa e maturës. Jemi përgatitur që ditën e parë për festën, fustanin etj. Nuk na besohej kur morëm lajmin. Jemi shumë të zhgënjyer. Pak më parë fola me zyshën dhe ajo na tha që e vetmja mënyrë për të festuar është online?, tregon Elian.

Recommended