“Çfarë bëri Turi se më iku truri”/Ironi në pankarta, pyetja në provimin e Maturës që pushtoi rrjetin

  • 4 years ago
Pas provimit të gjuhës së huaj, 31 mijë maturantë u testuan ditën e djeshme në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Me të përfunduar testimi i dijeve të tyre, rrjetet sociale u pushtuan nga postime të shumta, ku maturantët shprehnin pakënaqësi sa i takonte përpilimit të tezës.

Gjimnazistët e cilësuan të vështirë provimin dhe me pyetje abstrakte apo që gjendeshin jashtë programit. Vëmendje të veçantë mori një nga pyetjet e provimit, e cila kishte në qendër të saj personazhin Turi.

Por cila ishte pyetja e shumëpërfolur?

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të , bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t?ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.

?Turi mund t?i bënte të katër veprimet?, u shpreh një gjimnazist gjatë protestës së sotme, e cila ka gjetur shtrirje jo vetëm në kryeqytet por edhe ne Berat.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ironi#Matura#TopChannel