Top News - Dasëm në lokal/ Durrës, gjobitet me 1 mln lek
  • 4 years ago
Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1 milion lekë.

Organizimi I ceremonive festive si dasmat apo atyre mortore janë të ndaluara që nga fillimi I masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Masa e rëndë administrative me gjobë prej 1 milion lekë për shkelësit u vendos në Aktit Normativ të 20 korrikut 2020, së bashku me vendimi për ndalimin e aktivitetit të klubeve dhe lokaleve të natës me muzike live dhe moslejimi i muzikës së lartë në baret e restorantet e tjera, kjo si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke marrë shkas nga numri i lartë i infektimeve që vazhdon prej javësh në vendin tonë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended