Ora News - PPP si firmat piramidale, Vasili: Borxhi Publik do të rritet deri në 80%
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas miratimit të buxhetit vetëm me votat e mazhorancës, LSI ka akuzuar qeverinë se po e çon ekonominë drejt shkatërrimit. Madje kreu i grupi parlamentar të LSI-së i ka krahasur koncensionet me Partneritet Publik Privat me firmat piramidale.

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë , duke i krahasur koncensionet e dhëna nga qeveria me firmat piramidale.

Ai tha se PPP do ta rrisin borxhin publik në 80%.

Vasili: Është preludi, paradhoma e piramidave të reja financiare shumë herë më të rënda se ajo që përballuam në vitin ?97. Këtu do të thotë që të gjithë paratë publike janë futur në piramidë.

Sipas Vasilit edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar ndalimin e koncensioneve, pasi sipas tij po shkatërrojnë ekonominë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ppp-si-firmat-piramidale-vasili-borxhi-publik-do-te-rritet-deri-ne-80
Recommended