Ora News - Opozita mblidhet në Vlorë, paralajmëron protesta kundër qeverisë në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike edhe këtë të enjte (20 shtator), vemëndjen e përqëndroi në Vlorë, shume kilometra larg parlamentit. Kriminaliteti, ekonomia, reforma në drejtësi dhe tetari i ri ishin në qendër të takimit të opozitës së bashkuar.

Lulzim Basha, ripërsëriti qëndrimin në formë presioni, ndaj mazhorancës, se nuk do të ketë normalitet institucional dhe poltik, nëqoftëse nuk pranohet propozimi për vetting në poltikë.

Lulzim Basha: "Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë apo pakt a negociatë, as bisedë pa zgjidhur këtë cështje themelore."

Nëse kjo nuk ndodh, thotë Basha, nëpërmjet shansit të fundit institucionalisht, atëherë është detyra e qytetarëve të marrin fatet e tyre në dorë.

Lulzim Basha: "Është detyrë e qytetarit shqiptar që së bashku me ne opozitën e vendit ti japim zgjidhjen që jep cdo vend i civilizuar kur institucionet uzurpohen nga kriminelë dhe hajdutë dhe politkanë të lidhur me ta."

Basha, nuk la jashtë komenteve punimet në parlament, kryesisht prokuroren e përgjithshme,Arta Marku, e cila në të njëtën kohë po prezantone raportin vjetor te institucionit akuzës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-mblidhet-ne-vlore-paralajmeron-protesta-kunder-qeverise-ne-tiran

Recommended