Të shtunën në 19:00 protesta e gjashtë kombëtare kundër qeverisë, Basha: Asnjë hap pas!
  • 5 years ago
Të shtunën në 19:00, opozita e bashkuar jo parlamentare mban protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë Rama.

Lideri demokrat Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve për tu bashkuar të shtunën në Tiranë.

"Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! 25maj, Shqipëria si Europa", shkruan Basha teksa ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, video nga protestat e opozitës dhe arsyet pse sipas tyre duhet dalë për të kundërshtuar qeverinë.

Në vidoe evideohen edhe të gjitha protestat, ato kombëtare, tubimet simbolike, dhe bllokimet e rrugëve në atë që u quajt mosbindje civile, të nisura nga 16 shkurti deri më 13 maj, që në total janë 13 protesta.
Recommended