Ora News - LSI kundër Fleckenstein, Kryemadhi: Asnjë hap pas!

  • 5 years ago
#oranews

Deklaratat e europarlamentarëve që kanë vizituar Shqipërinë kanë rritur tensionet me drejtuesit e LSI. Knut Fleckenstein e drejton gishtin nga Monika Kryemadhi si penguese e zgjidhjes politike. Por në përgjigjen e kryetares së LSI theksohet se Shqipëria është e shqiptarëve. Ndërsa Petrit Vasili shton se vetëm dekegacioni i PE nuk e ka konstatuar krimin elektoral dhe korrupsionin e mazhorancës.

Gjatë konferencës me gazetarët, euredeputeti Knut Fleckenstein ka drejtuar gishtin nga Monika Kryemadhi si pengesa kryesore per të gjetur një zgjidhje politike. Kjo deklaratë ka sjellë përgjigjen e mënjehershme të Kryetares së LSI më anë të një statusi në facebook.

?Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas? shkruan Monika Kryemadhi duke ia bërë sërish të qartë eurodeputetëve që nuk ka kthim pas në këtë situatë.

I ashpër ndaj kritikave të europarlamentarëve ka qenë edhe zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili. Nga selia ai u shpreh se tashmë është publike kryerja e krimit elektoral dhe korrupsioni i mazhorancës, por shton se vetëm delegacioni i PE nuk i ka konstuatuar këto probleme, por e drejton gishtin nga opozita.

Vasili: Ka një dosje 339, e cila prej dy vjetësh mbahet e bllokuar. Publikimin e mbajtjes së bllokuar e ka bërë publike Zëri i Amerikës, e ka bërë Rai2 në Itali dhe mjaft media të tjera botërore, që nuk kanë folur shqip, por kanë folur në anglisht edhe në gjermanisht. Çudi e madhe që këta zotërinj nuk i kanë dëgjuar.

Vangjush Dakon e njeh gjithë Shqipëria, Niçen e njeh gjithë Shqipëria, çuditërisht Niçja na duket sikur është pro europian, të cilin e shohi të ketë harresë të plotë nga Fleckenstein.

Së dyti, krimi elektoral nga përgjimi i antimafias italiane 20 mln euro janë përdorur vetëm për të blerë votën në Tiranë. Këto nuk janë fakte të opozitës, janë fakte të institucioneve të ngarkuar me ligj për të hetuar. Janë dosjet të cilët shteti i kapur i Edi Ramës, i bekuar nga ca europianë jo europianistë rrinë aty dhe nuk flasin.

Unaza e re është një skandal që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Korrupsioni kaloi edhe oqeanin, u falsifikuar edhe firma e sekretarit të shtetit të Delaware, e di gjithë bota. Nuk e shikojnë eurodeputetet, kanë një vështrim të turbullt. Megjithatë në do vazhdojmë tja qartësojmë vështrimin.

Asnjë standard i cili është i papranueshëm për Europën, për korrupsionin, për krimin e organizuar, krimin elektoral, do të jetë i papranueshëm për Shqipërinë. Shqipëria si gjithë Europa dhe Shqipëria anëtare e BE-së, do të thotë të ketë standarde të BE-së dhe zgjedhje që bëhen në Gjermani, të kenë të standard në Shqipëri. Korrupsioni siç luftohet në Gjermani, ashtu do të luftohet dhe në Shqipëri. Të gjitha aferat dhe Shërbimi Civil shqiptar, do të funksionojnë me rregulla si në Gjermani dhe në Shqipëri. Pra nuk mund të ketë një standard për Shqipërinë si një vend i dorës së tretë, i përbuzur, vend për të rrëmbyer para, për të rrëmbyer honorare, për të rrëmbyer dieta shërbimesh, siç vijnë d...

Recommended