RTV Ora - Rama asnjë hap pas nga 30 qershori, madje "e shkruan në ballë"
  • 5 years ago
#rtvora

Protesta e mbrëmjes së të premtes nga opozita nuk ka lëkundur aspak qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar patjetër në zgjedhje me 30 qershor.

Madje si për ta nënvizuar këtë edhe kapelen që mbante në kokë e kishte me numrin 30.

Nga Finiqi, Rama tha se me 30 qershor zgjedhjet do të bëhen në gjithë territorin.

Rama e parashikoi një ditë normale të dielën e fundit të qershorit, por edhe nëse do të ketë raste sporadike tha Rama, do të jenë të pafuqishme për të bllokuar procesin.

Rama: Në 30 qershor do të bëhen zgjedhjet në gjithë territorin e Shqipërisë. Me 30 qershor këtu do të fitojë Kristaqi. Ne e dimë rezultatin përpara jo se bëjmë ato për të cilat akuzohemi por jemi shumë të organizuar dhe punojmë vazhdimisht. Përpjekja për ti rënë ndesh zgjedhjeve për të krijuar konflikt dhe kthyer Shqipërinë mbrapa nuk ka asnjë shans, sepse nuk ka popull. Në 30 qershor Shqipëria do të bëjë zgjedhje.

Në një pjesë të territorit kemi nga një kandidat dhe në një pjesë tjetër kemi më shumë se një kandidat. Këtu kemi jo vetëm më shumë se një kandidat, por një garë që nuk duhet nënvlerësuar. Jam i bindur se 30 qershori do të jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë shfaqje sporadike dhe orvatje të dëshpëruara ato do të jenë të pafuqishme për ta bllokuar 30 qershorin nga një ditë kur duhet të flasë populli në një ditë kur imponohet një pakicë derdimenësh, të verbërish dhe të humburish që kanë humbur busullën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-asnje-hap-pas-nga-30-qershori-madje-e-shkruan-ne-balle

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended