Rama u shkruan deputetëve: Nuk do ketë asnjë monopol për lojërat e fatit, të gjitha do mbyllen
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lajmi për mbylljen e pikave të basteve është shoqëruar me presione ndaj deputetëve socialist. të paktën kjo është ajo çfarë deklaron Kryeministri i Edi Rama në një mesazh që i ka dërguar të gjtihë aprlamentarëve të selisë rozë.

Rama: Kanë nisur t'ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefon kundër mbylljes së basteve. Janë të orkestruara nga burgu e nga llagemet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për "monopol online" sepse nuk do të ketë asnjë lloj monopoli!

Mesazhin e Kryeministrit, Kompanite e Licensuara te Basteve Sportive e kanë cilësuar të politizuar qëllimisht për të tjetërsuar shqetësimin e tyre. Ndaj për këtë arsye përfaqësuesit e basteve sportive kanë kërkuar Kuvendit takim për konsultim të projektligjit për lojrat e fatit.

"Duam t'i kujtojmë Kryeministrit, Kuvendit dhe gjithë institucioneve shtetërore se kompanitë tona përfaqësojnë rreth 10 mijë të punësuar direkt dhe indirekt, rreth 4000 pronarë objektesh të cilët janë të gjithë të shqetësuar për të ardhmen e paqartë të tyre në Shqipëri."

Në të njëtën linjë me kreu e qeverisë shprehet edhe kryetari socialist i komisionit të Ekonomisë, i cili tregon që qeveria disponon të gjitha instrumentat për të mbyllur pikat e basteve deri në fund të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-u-shkruan-deputeteve-nuk-do-kete-asnje-monopopl-lojerat-e-fatit-te-gjitha-do-mbyllen
Recommended