Ligji për lojërat e fatit do ndihmojë familjarët e Xhafës”, ministri: Të hetojë prokuroria

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend i ka kthyer përgjigje akuzave të PD-së, lidhur me përfshirjen e familjarëve të tij në biznesin e lojërave të fatit. Basha e akuzoi sot Xhafajn nga Vlora për ligjin për lojërat e fatit. Basha tha se ky ligj do të favorizojë familjarët e vëllait të Xhafajt.

Partia Demokratike nxjerr kokën dhe hedh baltë. Këta persona shpifin se familjarët e mi janë të lidhur me lojërat e fatit, deklaroj me përgjegjësi ligjore dhe politike. Kjo është paaftësi për një opozitë për të luajtur rolin e një opozite dinamike. Të angazhohen seriozisht kompetencat, të hetohen mbi këto deklarime. Çdo kush mund të shpif si të dojë e për kë të dojë, e të shantazhojë ministrin apo kryeministrin e vendit. Kjo duhet të marrë fund.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Recommended