Frei: Doreheqja e Xhafes, hap pozitiv

  • 6 years ago
Aksionet e fundit që çuan në goditjen e grupit të përfshirë në laboratorin e Hasit apo arrestimin e Bajrave kanë patur mbështetjen e forte të policisë gjermane.

Por DW shkruan se megjithë bashkëpunimin e mirë, figura e ish-ministrit të Brendshëm Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të akuzave për vëllain e tij. I pyetur për dorëheqjen e Xhafajt, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei e sheh largimin e ish-ministrit si një hap pozitiv për luftën kundër krimit të organizuar.

"Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës".

Frei thotë se lufta kundër krimit të organizuar do të luajë një rol shumë vendimtar për çështjen e hapjes së negociatave pranverën e ardhshme, ndaj dhe pritshmëritë nga ministri i ri janë të mëdha.

"Unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta".

Sandër Lleshi është në pritje të dekretimit nga Presidenti Meta për të marrë zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm.

Tv Klan

Recommended