Ora News - Duma: Shqipëria i ngjan Kamorrës, videoja e Geron Xhafës maja e infeksionit!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në studion e Ora News, tha se Shqipëria ndodhet në një momentum të historisë të ngjashme me Kamorrën e Italisë së Jugut, duke nënvizuar se tanimë metastazat e krimit kanë kapluar shtetin.

Duma: Jemi përballë një situate e cila është krizë kombëtare. Është në misionin e Partisë Demokratike të tregojë se nuk kemi shtet, ka rënë shteti. Tashmë, grupet kriminale janë në metastazat e veta në krye të institucioneve shqiptare.

Çdo qytetar që jeton në Shqipëri është i pasigurt për asgjë. Sot çdo qytetar nuk është më i sigurt se në qoftë se i shkon kundër vullnetit të një grupi mafioz, që fillon nga vrasjet e rëndomta në Bllok ku mund të qëndrojë çdo njeri i ndershëm, deri tek ata që gjykohen me gjyqe popullore që kapen me 3 gram hashash dhe shkojnë në burg dhe nuk kapet asnjë kapo dhe asnjë drejtues i organizatave kriminale nuk shkon në burg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/duma-shqiperia-i-ngjan-kamorres-videoja-e-geron-xhafes-maja-e-infeksionit

Recommended