Ora News - Shqipëria dhe Italia ndjekin skafin me 700 kg drogë, në pranga dy persona! Ja videoja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News siguron pamjet e sekuestrimit të gomones me ngarkesën prej 700 kg marijuanë.

Sipas autoriteteve italiane mjetet ajro-detare të rojes bregdetare italiane individualizuan mjetin lundrues në ujërat e komunës së Alimini në veri të Otrantos.

Dy skafistët në bordin saj nuk u janë përgjigjur patrullës së ndalimit nga autoritetet italaine.

Pas një ndjekje prej disa minutash anijet e rojes bregdetare të Barit kanë ndaluar mjetin lundrues. Në bordin e tij janë gjetur mbi 700 kg marijaunë e konfeksionuar në 32 pako.

Siaps autoritetve italiane marijuana e sekeustruar do të sillte një përfitim prej 7 milionë euro.

Mjeti lundrues i sekuestruar është i gjatë 8 metra

Policia financiare e Puglias informon se prej vitit 2018 e deri më sot janë sekesutruar 14 tonë marijuanë 22 mjete lundrues e janë vënë në pranga 33 skafistë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ora-news-publikon-videon-e-gomones-me-700-kg-droge-vlera-7-milione-euro

Recommended