Ora News - Drogë me skaf nga Shqipëria drejt Italisë përmes Adriatikut, 2 shqiptarë në pranga
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një tjetër sasi e madhe drogë e nisur nga Shqipëria është kapur nga policia italiane. Bëhet fjalë për një 250 kilogramë, e cila u dërgua me skaf përmes adriatikut. Në një kohë që prodhimi i vitit të shkuar vijon të trafikohet, në Shqipëri vërehet tendenca në rritje e kultivimit të kanabisit. Ekspertët mendojnë se kjo tendencë lidhet me tentativën për ta legalizuar por dhe vitin zgjedhor.

Një sasi prej 250 kilogramësh drogë e ndarë në 85 thasë marijuanë dhe 6 pako hashash është sekuestruar nga policia italiane.

Droga me vlerë përfitimi tregu prej 3 milionë eurosh, sipas burimeve zyrtare italiane ka mbërritur nga Shqipëria.

Gjatë operacionit të finalizuar mbrëmjen e së dielës, përfunduan në pranga dy shtetas shqiptar dhe një italian, ndërsa mësohet se droga është trafikuar me skaf përmes Adriatikut.

Pas mbërritjes në brigjet italiane, sasia e drogës është dërguar në komunën Torre Chianca në provincën Lecces.

Në një kohë vijon trafiku jashtë vendit i lëndëve narkotike, në Shqipëri ka një tendencë në rritje të kultivimit të kanabisit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/serish-droge-me-skaf-nga-adriatiku-sekuestrohen-350-kg-2-shqiptare-ne-pranga

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended