Ora News - Shqipëria dhe Italia ndjekin skafin me 700 kg drogë, në pranga dy persona

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë arrestuar dy persona të cilët po transportonin me skaf 700 kg marijuanë.

Sipas policia operacioni është zhvuilluar ditën e djeshme, ku Policia Kufitare e Vlorës mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative është vënë në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin.

Pasi kanë humbur kontaktet dhe mjeti në ndjekje hyri në ujërat ndërkombëtare, Policia Kufitare njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve.

"Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në Itali finalizuan me sukses operacionin, edhe si rezultat i bashkëpunimit efektiv të forcave policore të dy vendeve, nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë", thotë policia.

Hetimet po vijojnë në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë mbetet e angazhuar për të goditur çdo paligjshmëri, e fton këdo që ka informacion të denoncojë në anonimat, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital!
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pranga-dy-shqiptareve-po-transportonin-me-skaf-700-kg-marijuan

Recommended