Sfidat e turizmit dimëror/ Klosi: Paketa e përbashkët me Kosovë, hap pozitiv - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa turizmi gjatë muajve të verës u kushtëzua nga pandemia e koronavirusit, pikëpyetje të shumta ngrihen lidhur me turizmin dimëror.Në një intervistë të dhënë për Vizion Plus, ministri i Turizmit, Blendi Klosi thotë se qeveria është duke punuar në tre drejtime më qëllim për t?i ardhur në ndihmë strukturave hoteliere. BLENDI KLOSIMINISTER I TURIZMITE para të vazhdojmë të mbajmë aleancën dhe dakordësinë mes strukturave që të përgatiten. E dyta të kemi mundësinë që strukturat të vazhdojnë të investojnë. Me fondet e garancisë do të ofroj shumë marrjen e kredive për turizmin shqiptar dhe kjo është një arritje e madhe që kemi dakordësuar tashmë me bankën për zhvillimin europian . E treta të vazhdojmë të trajtojmë turizmin si një ure lidhëse ndërmjet anëve të ndryshme. Për ministrin Klosi, paketa e përbashkët turistike me Kosovën do të jetë një tjetër hap pozitiv. Por për operatorët turistik të zonës së Korçës, pritshmëritë e zhvillimit të një turizmi të mirë për këtë vit janë shumë të pakta, referuar edhe situatës së shkaktuar nga pandemia. Pronaret e hoteleve, restoranteve e bujtinave thonë se nëse rikthehen masat kufizuese atëherë situate do të bëhet edhe më e vështirë.
Recommended