Ora News - Pr/ ligji për lojërat e fatit, LSI mungon të enjten në Kuvend
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka lejuar subjektet që kanë licensën e lojrave të fatit të kryejnë evazion fiskal. Petrit Vasili shprehet se LSI kërkuar mbylljen e lojrave të fatit që në vitin 2016, por atëherë ishte Rama që nuk pranoi. Tashmë 2 vite më vonë ish aleatët në qeverisje nuk do të japë voton pro këtij drafti në seancen plenare të së enjtes, 25 tetor.

"Të gjithë votat e deputetëve të LSI-së do të ishin për mbështetje në atë kohë. Madje kam deklaruar se nëse ndonjëri nuk do i mbështeste me vendim të unifikuar të grupit do të përjashtohej nga grupi. Ky ishte një vendim politik që nuk ka lidhje me ditën e nesërme. Ne kemi një marrëdhënie të kushtezuar me parlamentin."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pr-ligji-lojerat-e-fatit-lsi-mungon-te-enjten-ne-kuvend
Recommended