Rama: Serbia u bombardua nga ndërkombëtarët, jo nga Thaçi dhe Veseli! S'ka asnjë rast në botë

  • 4 years ago
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër për ngritjen e aktakuzave nga prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri veselit, duke thënë se kjo është një 'fletërrufe' që të bën të flasësh me vetë "O zot çfarë po flitet". Rama tha se të gjithë bota e di se Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike dhe se Serbia nuk ishte viktima por ishte agresori. Kryeministri vlerësoi shembullin që jep Kosova në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa u shpreh i indinjuar edhe për ata persona që flasin në emër të pastër të luftës të UÇK duke thënë se kjo është e kuptueshme dhe as që është diskutuar ndonjëherë dhe falë atyre që luftuan sot Kosova është një vend i lirë dhe nuk ka më mbi krye armikun.

Recommended