Pakti me Beogradin, Thaçi zbulon objektivin: Ja çfarë synojmë të marrim nga Serbia

  • 5 years ago
Presidenti Thaçi ngulmon për një marrëveshje me Serbinë, por me çfarë çmimi? Ai mohon idenë e shkëmbimit të territoreve, që i cilëson pazare, ndërsa tregon se kush është objektivi i tij.
'Askush nuk ka folur për dhënie territori. Qëndrimi im është shumë i qartë. Unë synoj që edhe përtej kornizave kushtetuese të Kosovës, të realizoj aspiratën e të drejtës së qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanovcit për bashkangjitje me territorin e Kosovës. Është një e drejtë legjitime e tyre. E kanë treguar vullnetin e tyre përmes referendumit të vitit 1992. Kanë zhvilluar luftë që diçka e tillë të ndodhë. Kanë sakrifikuar, prandaj edhe unë i përkrah shumë fuqishëm, i përkrah si president i vendit, i përkrah në realizimin e të drejtës së tyre legjitime dhe historike.

Në çfarë pike janë negociatat?
Mendoj që negociatat kanë shënuar progres. Ka vullnet të dyanshëm për të diskutuar për të gjitha çështjet e hapura, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkuptohet çështja e të zhvendosurve, e refugjatëve, edukim, shëndetësi, trashëgimia kulturore serbe, zhvillimi ekonomik, artifaktet arkeologjike dhe shumë e shumë çështje të tjera, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t?u diskutuar. Gjithashtu edhe bashkëpunimi në segmentet e sigurisë, për t?u përmbyllur pastaj me preambulën që nënkupton ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe pika e parë e marrëveshjes duhet të jetë që Kosova dhe Serbia të njohin njëra-tjetrën si vende sovrane dhe me integritete territoriale të përcaktuara me marrëveshje. Prandaj nuk di se kush e pengon arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohja reciproke Kosovë-Serbi, si dy vende të pavarura, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Është një moment historik, të cilin ne guximshëm duhet ta shfrytëzojmë, të përballemi në mënyrë sa më unike dhe sa më të bashkuar që do të jemi, aq më të sigurt dhe më të suksesshëm, jami bindur që do të dalim në fund.

Për territorin është diskutuar në marrëveshje?
Unë e kam ngritur shumë hapur dhe botërisht të drejtën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t?u bashkangjitur me territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa për çështje të tjera askush, kurrë nuk ka diskutuar.

Dhe kanë qenë të gatshëm që t?jua japin Preshevën?
Detyra ime është që të punoj, të sensibilizoj, por edhe nuk e shoh të pamundur.

Në këmbim çfarë keni dhënë?
Unë nuk merrem me shkëmbim territoresh sepse është çështje pazari dhe në kauzën time, vendin tim, për të cilin gjithë jetën kam luftuar edhe me pushkë në dorë, edhe diplomatikisht, që prej tri dekadash, nuk e vë në pazar, në asnjë rrethanë.

Keni folur për kompromis të dhimbshëm. Ku konsiston dhembja.
Kompromis i dhimbshëm natyrisht se janë disa çështje, të cilat duhen menduar. E theksova edhe më parë, për disa të drejta afirmative të serbëve në Kosovë, gjë që nuk e rrezikon shtetin e Kosovës, por nuk janë të drejta popullore te qytetarët e vendit. Tek e fundit, kompromisi i dhimbshëm ka qenë edhe dokumenti i Presidentit Ahtisari, mbi të cilin ne ...

Recommended