Report TV - Klosi:15 shkolla të reja profesionale synojmë të marrim 50% të nxënësve

  • 8 years ago
15 shkolla të reja profesionale do të hapen në Shqipëri së shpejti duke ofruar një mori mundësish për studentët.

Në aktivitetin me temë:?Unë zgjedh arsimin profesional? Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka renditur edhe arsyet pse duhet zgjedhur ky lloj arsimi.

Ndërkohë për ambasadorin gjerman e atë Italian arsimi profesional është mundësia e vetme për të ecur përapara.

Arsimi profesional ka marrë një vëmendje të madhe gjatë 2 viteve të fundit ndërsa për vitin e ardhshëm objektivi është që 50% e nxënësve të zgjedhin këtë lloj arsimi.

"Gjermania është e zhvilluar pasi ka njerëz të kualifikuar. Ne kemi një shprehje: Po nuk punove nuk të vjen fati në prehër" ka thënë Hoffman.

"Besoj se shkollat profesionale janë një arritje e madhe e për këtë lloj arsimi do të keni gjithmonë mbështetjen e Itailsë" ëhstë shprehur Cutillio.

Recommended