Top News - Vatrat e reja të Covid-it/ Francë, në shkolla e universitete

  • 3 years ago
Në francë, ku një ekspert i njohur ka paralajmëruar se vala më e fundit e pandemisë mund të gjunjëzojë vendin dhe të stërmundojë punonjësit e shëndetësisë, e përditshmja Le Monde raporton se një e treta e vatrave të reja të koronavirusit janë në shkolla dhe universitete. Shifrat më të fundit nga zyrtarët e shëndetësisë tregojnë se 32 për qind nga gjithsej 899 vatra të reja infektimi që janë nën hetim, lidhen me shkolla dhe universitete.
Patrik Bouet, shef i këshillit kombëtar të urdhërit të doktorëve, tha ndërkohë për të përjavshmen Journal du Dimanche: Vala e dytë po bjen më shpejt nga sa ne kishim menduar.
Kufizime të reja për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes janë vendosur në zonat më të goditura të vendit, përfshirë qytetin mesdhetar të marsejës dhe rajonin e parisit, por ato janë pritur me rezistencën e banorëve lokalë. Bouet, tha për gazetën se paralajmërimet e dhëna këtë javë nga ministri i shëndetësisë Olivier Veran, nuk ishin dëgjuar sic duhet. Ky i fundit tha të mërkurën se virusi sars cov 2 tani ishte aktiv në dy të tretat e vendit. Ai paralajmëroi se situata në të gjithë vendin ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe shqetësuese ishte situata në spitale ku mbi 6 mijë pacientë janë të shtruar. Më shumë se gjysma e vendit tani në francë është shpallur zonë e kuqe, ku koronavirusi qarkullon në mënyrë aktive.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#Shkollat#TopChannel

Recommended