Top News - Familja e Rugovës/ Thaçi e Veseli, të pafajshëm!
  • 4 years ago
Familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka reaguar për ngritjen e aktakuzës të Prokurorisë së Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Në deklaratën e lëshuar prej saj tregohet se beson në pafajësinë e të dy liderëve. Në gjykimin e Sllobodan Milloshevicit, kujtojnë të afërmit e ish presidentit, udhëheqësit të Serbisë dhe arkitektit të gjitha krimeve dhe tragjedive në Kosovë, në Tribunalin e Hagës për krime të luftës, Presidenti i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, në cilësinë e dëshmitarit, midis tjerash pati deklaruar se UÇK erdhi si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar në Kosovë për një periudhë të gjatë. Kjo ka qenë një organizatë e përbërë nga qytetarët që iu përgjigjën ndaj dhunës, me qëllimin e fitimit të lirisë së popullit. Ky ishte synimi i tyre,? pat qenë komenti I tij. ? Për fat të keq, njëzet e më shumë vjet pas përfundimit të luftës, pushteti në Serbi nuk e ka pranuar këtë histori tragjike të Kosovës të shkaktuar prej tij?, thonë familjarët e Rugovës, të cilët theksojnë se janë të bindur për pafajësinë e kreut të shtetit dhe ish-Kryetarit të Kuvendit. Politika kosovare u trazua fort prej aktpadisë së paraqitur ndaj të Thacit pikërisht në kohën kur ai ishte në përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në takimin e Ëashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Richard Grenell.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rugova#TopChannel
Recommended