Ironia e Çollakut: Drejtësia për të cilën ndërkombëtarët ulen këmbëkryq, asnjë rezultat në 9 muaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Përgjatë viteve 2017-2019 sektori i ndërtimit në kryeqytet është zhvilluar me shpejtësi, por nga 141 kompani që fituan leje 59% e tyre nuk justifikonin burimet financiare.

Ky është rezultati i raportit ?Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut?, i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme.

Në vitin 2017 në raporte është bërë e ditur se dyshimi ishte për pastrimin e 320 milionë eurove, por kjo shifër ka ardhur në rritje për vitin 2018 në 570 milionë euro dhe në vitin 2019 në rreth 500 milionë euro, me një shumë totale 1.6 miliardë euro.

Gazetari Basit Çollaku evidenton mungesën e institucioneve të drejtësisë pas reformës së ndërmarrë disa muaj më parë e të lavdëruar nga ndërkombëtarët, të cilat nuk bëjnë verifikimet e nevojshme.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet me tone ironie se drejtëinë shqiptare e ka lakmi dynjaja, por prej 9 muajsh nuk kanë prodhuar asnjë rezultat, kjo pasi sipas tij zyrtarët e lartë janë të përfshirë.

Çollaku: Çdo pasuri më shumë se 10 mijë dollarë ka një alert dhe që shkon në Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe gjithë sistemi i drejtësisë duhet të jetë në gjurmim të këtij burimi financimi. Ne kemi 1.6 miliardë euro me burime të pista që futen në sistem. Kur shkojnë tek Bashkia këto, a i kontrollon kush? Unë them që është një ekip i strukturuar kriminal që bashkarisht kanë vendosur që të marrin këto para dhe të marrin pushtetin me të. Të blejnë zgjedhjet. Kjo para ka një destinacion të qartë. Përveç investimit dhe shpërndarjes duhet që ta mbrosh nga një pushtet tjetër. Kapja shtrihet dhe tek sistemi i drejtësisë. Kam lexuar shumë ekspertë që hedhin dyshime mbi vërtetësinë e burimeve dhe të shifrave. Por edhe nëse nuk është 1.6 miliardë euro, edhe sikur është 600 milionë euro.

Është konstatuar, sado që ta hollosh këtu kemi një krim të rëndë që është shtetëror. Është saktësia e tyre. Nuk duhet që ne të vendosim vulën e të vërtetës apo gënjeshtrës apo saktësisë. Këtu kemi një dynja institucionesh. Kemi bërë një reformë të madhe të re, një drejtësi që e ka lakmi dynjaja. Të gjithë këto sheqernat dhe raportet që na ulen ndërkombëtarët këmbëkryq duke na i lavdëruar institucionet tona të reja që prej 9 muajsh nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Pse nuk mundet prokuroria e posaçme? Sepse po flasim për zyrtarë që janë përfshirë. Ky është korrupsion i zyrtarëve të lartë. Atëherë i nderuar shoku prokuror, shoqja e BKH-së çfarë po bëni. Këta njerëz i detyron ligji që kryesisht të nisin hetimet për shuma të tilla marramendëse.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ironia-e-collakut-drejtesia-per-te-cilen-nderkombetaret-ulen-kembekryq-asnje-rezultat-ne-9-muaj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE h...