Report TV -Basha paralajmëron protesta nga Devolli?: Shpresoj të shihemi në Tiranë

  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa takoi sot banorët e fermerët e Devollit, e riktheu vëmendjen tek protestat që organizoi muaj më parë në kryeqytet.

Basha ka inkurajuar banorët e Devollit që të bashkohen pasi sipas tij nëse njerëzit bëhen bashkë asgjë nuk i pengon për ndryshimin. Po ashtu ai u ka kujtuar protestat që opozita zhvilloi në Tiranë, para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në fund Basha është shprehur se shpreson që t'i takojë fermerët e pranishëm aty edhe në Tiranë, duke lënë kështu rrugën e hapur për protestë.

"Nëse njerëzit bashkohen, ndryshimi do të vijë, asgjë nuk na pengon ta bëjmë ndryshimin. As krimineli më i keq, as ryshfeti më i madh nuk ua blen dot bukën e fëmijëve për 4 vite. Nuk ua blen dot dinjitetin për 4 vite. Nuk ju skllavëron dot për 4 vite në qoftë se kuptojmë vlerën e votës. Vetëm këtë vit kenji marrë pjesë në protesta shumë të mëdha në Tiranë. Kur jeni të gjithë bashkë zëri është më i fortë. Të gjithë bashkë të respektojmë vlerë e votës në demokraci me gjithë vështirësitë dhe problemet që e ka ccuar një palo kryeministër. Nqse njerëzit bashkohen dhe janë të vendosur ta ndryshojnë, asgjë nuk na pengon, as krimineli më i keq, as rryshfeti më i madh nuk jua blen dot bukën e fëmijëve për katër vite, nuk jua blen dot dinjitetin për katër vite, nuk ju skllavëron dot nqse kuptojmë vlerën e votës. Kushtetuta e përcakton: Shqipëria është Republikë Parlamentare. Sovraniteti i takon popullit. Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vemdime për ju. E ka parë e gjithë bota që ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj ne jemi larguar nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t?i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota juaj. Vota juaj të ndikohet, jo nga përrallat e mashtrimet që u zbuluan njëra pas tjetrës, nga shëndetësia falas tek legalizimet falas dhe të gjitha ishin gënjeshtra që një kalçeto maskarenjsh të kapnin pushtetin, por nga platforma politike e cila ju ndihmon ju dhe të cilën do e votoni me votë. Faleminderit dhe shpresoj që të shihemi së shpejti, si në Devoll edhe në Tiranë. " tha Basha.

Recommended