Report Tv-Protesta/ Grupet nga 6 universitetet e Tiranës vijojnë bojkotin
  • 5 years ago
Një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Historisë dhe Filologjisë, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale vijojnë të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste duke sfiduar temperaturat e ulëta. Tek fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit i ftohti ndihet më shumë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, por pavarësisht kësaj, ata shihen të palëkundur në qëndrimin e tyre.

Paralelisht më to, protestojnë edhe një grup studentësh nga Shkodra dhe Elbasani. Studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër i kanë dërguar këtë të hënë Rektoratit një projekt-kërkesë me dy pika të reja, që konsistojnë në zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Këshillin Studentor dhe në kalimin e studentëve të vitit të dytë në atë të tretë me 25 kredite, jo 30.

Pas kalimit të natës të së shtunës në fakultetin e Ekonomikut të një grupi studentësh me batanije, studentët deklaruan mbrëmjen e së dielës, nga ambientet e këtij fakulteti, se protesta e studentëve me bojkotim mësimi dhe ngujim brenda ambienteve të fakulteteve do të vijojë. (Lexo këtu)

Përmes thirrjeve ?bojkotoni mësimin, bojkotoni mësimin? dhe ?studentët e bashkuar kanë për të fituar?, studentët vijojnë të këmbëngulin se qeveria nuk i ka përmbushur plotësisht kërkesat e parashtruara.

Këta studentë kanë nisur të bojkotojnë mësimin që prej datës 7 janar. Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nga sot nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave studentët (Lexo këtu), këta të fundit duket se nuk do të zmbrapsen.

Në fund të vitit 2018, studentët protestuan për 17 ditë me radhë për 8 kërkesa, të cilat qeveria i plotësoi përmes Paktit për Universitet Ndër këto kërkesa përmendej ulja e tarifës së studimeve, kushtet më të mira në universitete dhe konvikte, etj.
Recommended