Report TV - Basha paralajmëron protesta: Qeveria diktohet nga bandat

  • 7 years ago
Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se ka lidhje me krimin për të ndikuar në zgjedhje ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të zhvillojnë protesta për të vendosur vetë për fatin e tyre.

?Vullneti politik mungon sepse Edi Rama e ka lidhur fatin e vendet me drogën. Një qeveri e cila diktohet nga bandat e krimit te organizuar.

Nuk ka asgjë te re nga zhvillimet e fundit politike brenda qeverise, por kjo është dëshmia e dy anëtarëve të kabinetit se lidhjet me krimin me Balilin e Balilajt Edi Rama i ka në funksion të kapjes së zgjedhjeve te ardhme parlamentare. Kjo është arsyeja pse Rama nuk pranon votimin elektronik", u shpreh Basha.

Sipas Bashës Rama nuk po shfrytëzon kohën institucionale të mbetur për të pranuar votimin elektronik ndërsa tha se këtë e bën që kapë zgjedhjet.

Recommended