Report TV -Basha paralajmëron protesta: Jemi shumicë, takime intensive me ndërkombëtarët

  • 5 years ago
Kreu i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me faktorin ndërkombëtar ka deklaruar se ata janë një provë e fortë se zgjidhja do të kalojë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Bashës ai dhe PD kanë komunikime intensive me faktorin ndërkombëtar. Ai ka thënë se opozita e bashkuar është e vendosur në qëllimin e saj për të larguar Ramën si kryeministër. Megjithatë nga ana tjetër LSI dhe aleatët e Bashës kanë rënë dakord që zgjedhjet lokale të organizohen më 13 tetor datë kjo e dekretuar nga presidenti Meta.

Më pas Meta është ndalur duke thënë se nuk përjashtohet një rikthim i mundshëm i protestave ku sipas tij do të jenë më të mëdha.

"Kjo është një provë më shumë. Zgjedhja kalon nëpërmjet zgjedhjeve të lira të ndershme. Qeveri tranzitore pa Edi Ramën zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhjet lokale në një ditë. Komunikmin i vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Komunikim intensiv pothuajse të përditshme. Opozita e bashkua janë të vendosura me qëllimin që i kanë vënë vetes. Jo zgjidhje artificiale për hirë të karrigeve tona. Zgjidhja e kësaj krize do të vijnë në mekanizma që qeveritë të mos bienë në batak Ky është misioni i opozitës së bashkuar. Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës aksionin e trye. Përveç protestave që do të jenë edhe më të mëdha në këtë gjendje. Paralelisht me këtë do të fokusohemi tek zgjidhja. Po punojmë për marrëveshje me grupet e interesit. Platformën për Shqipërinë si Europa. Në kemi shumicën dërrmuese dhe të dëshmojmë kapacitet për ti dhënë fund. Luftën kundër krimit të organizuar. Siç është rasti 339 184 dojset. Më kot shpresojnë se do ti varrosin."

Recommended