Deputeti i PS flet për Ora News, paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës për teatrin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dekreti i presidentit, Ilir Meta, për kthimin për rishqyrtim të pr/ligjit për Teatrin do të diskutohet nesër në orën 09:00, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

E ndërsa mbledhja do të nisë një orë para seancës parlamentare, ku pritet të votohet dhe pr/ligji për lojrat e fatit, deputeti socialist, Fadil Nasufi, anëtar i këtij komision paralajmëron rrëzimin e dekretit. Ndryshe nga dekreti i parë ku maxhoranca ndryshoi vetëm pikën e hapjes për garën 60 ditë.

"Dekreti i Presidentit do të rrëzohet me votat e mazhorancës dhe do ti hapet rruga ndërtimit të Teatrit të ri Kombetar, ashtu siç është bërë publike qysh në fillim të këtij procesi që u shoqërua edhe me një debat shterues" tha deputeti socialist në një prononcim për Ora News.

Më tej Nasufi u shpreh, se pas vendimit të parlamentit do ti hapet rrugaprocedurave të ligjit të negociimit dhe konkurimit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar me Partneritet Publik-Privat, ashtu siç është bërë publik që në fillim të këtij procesi shoqëruar dhe me një debat shterrues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/neser-nis-shqyrtimi-i-dekretit-te-presidentit-teatrin

Recommended