Basha ‘kërcënon’ arkitektët e huaj për teatrin dhe flet për planin ekonomik të PD
  • 5 years ago
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar projektin e teatrit si "kriminal" dhe "grabitqar", sipas së cilit i shërben nevojave personale të kryeministrit Edi Rama. Ai ka "kërcënuar" arkitetktët e këtij projekti, por jo vetëm se do të përballen me drejtësinë pasi po shpërdorojnë paratë publike.

"Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë. Dua t?i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike. Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t?ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t?u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre", tha Basha.

Tre ditë më parë, punëtorë të Teatrit Kombëtar kanë nisur zbrazjen e Teatrit Kombëtar.
Recommended