Ora News - Kryemadhi paralajmëron aksion opozitar me surpriza

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI-së paralajmëron një axhendë shumë të aktive të aksionit politik opozitar.

"Axhenda do të jetë shumë aktive, e pabesueshme dhe e surprizueshme jo vetëm për qeverinë por dhe për gazetarët" - tha Monika Kryemadhi pas takimit me partitë opozitare në Durrës.

Duke iu përgjigjur akuzave të Taulant Ballës nga salla e parlamentit se opozita i druhet vetingut nga ndërkombëtarët Kryemadhi u shpreh: "Kjo është qesharake. Opozita nuk i trembet vetingut. Toyta Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Ata të thonë janë pro apo kundër"

Kryemadhi shtoi: "Edi Rama ka ngelur i vetëm dhe ndodhet në një situatë të vështirë. Është e rëndësishme angazhimi i të gjitha strukturave të politikës. Sot e vetmja ndasi është ndasia me krimin e organizuar dhe me grupin kriminal që ka kapur qeverinë shqiptare."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-paralajmeron-aksion-opozitar-me-surpriza-rama-te-thote-eshte-pro-apo-kunder-vetingut

Recommended